The story of Shukrie Kastrati is one of dedication, perseverance, and a deep love for the land.
Shukrie has always had a special passion for growing vegetables. With the support of CARE within AKWA, she was able to build a 50m² greenhouse, turning her passion into an activity that brings her not only personal satisfaction, but also opportunities for income generation.
Shukrie has been cultivating vegetables for many years, even before receiving the greenhouse. At that time, she worked mainly on open land and produced vegetables in very small quantities, primarily for her household. Her journey was not always easy. Climate changes and unpredictable weather conditions sometimes affected her crops and even resulted in unsuccessful harvests. However, Shukrie never gave up. Her love for working the land and her determination to continue have always motivated her to try again.
For Shukrie, working the land means much more than agricultural production. She says that working with plants helps her release negative energy, think more positively, and feel relaxed. She considers the time she spends in the greenhouse a form of daily relaxation and personal well-being. For her, the greenhouse is not simply a workplace, but a space where she finds peace, motivation, and joy.
As a beneficiary of the AKWA project, receiving the greenhouse has allowed Shukrie to significantly improve her production. She can now cultivate vegetables under better and more protected conditions and in larger quantities than before. The greenhouse has also enabled her to have a more reliable source of fresh and healthy food for her household. At the same time, as her production increased, Shukrie gradually began selling her vegetables to people in her neighborhood. What started primarily as production for her own family has slowly developed into a small activity with a growing circle of local customers.


Beyond the economic benefits, Shukrie considers the knowledge and connections she gained through the AKWA project to be among its most valuable impacts. She participated in the project’s activities from the beginning, including capacity-building trainings, Women’s Club activities, and awareness-raising sessions focused on women’s rights and their role in agriculture and decision-making. Through these activities, she gained new and useful information that has helped her better understand agricultural practices and the opportunities available to women.
One of the most meaningful aspects of the project for Shukrie has been the opportunity to meet other women who share similar experiences. Throughout the trainings and activities, she had the chance to exchange experiences, learn from other beneficiaries, and build new friendships. The women have remained in regular communication, supporting and advising one another in their agricultural activities and challenges.
For Shukrie, these relationships have become an important part of her journey. What began as meetings during project activities has developed into genuine friendships and a strong sense of mutual support. She values the fact that the women continue to communicate, share their experiences, and help each other even outside the project activities. She believes that these connections and friendships will continue long after the project.
What does this mean for Shukrie Kastrati?
- An opportunity to develop her passion- The greenhouse has created better conditions for growing vegetables and developing her agricultural activity.
- Increased production and new customers- With the greenhouse, Shukrie has been able to produce more vegetables and gradually build a small customer base among people in her neighborhood, creating new opportunities to generate income
- New knowledge and skills- Through the project’s capacity-building trainings, Women’s Club activities, and awareness-raising sessions on women’s rights and their role in agriculture and decision-making, Shukrie gained valuable knowledge and information that she continues to apply in her daily life and agricultural work.
- An inspiring story- Shukrie demonstrates that passion, honest work, perseverance, and the right support can create new opportunities and bring both personal satisfaction and economic benefits, regardless of the challenges life may bring.
The story of Shukrie Kastrati shows that a love for land and work done with heart can be transformed into a story of success. She is an example of how, with determination and the right support, a woman can build something meaningful and sustainable, while inspiring others to follow their own passions.
The project “Advancing Kosovo Women’s Agribusiness Inclusion (AKWA)” is funded by the Federal State Vorarlberg, and implemented by CARE Austria and CARE Balkans.
Historia e Shukrie Kastratit
Historia e Shukrie Kastratit është një histori përkushtimi, këmbënguljeje dhe dashurie të thellë për tokën.
Shukria ka pasur gjithmonë një pasion të veçantë për kultivimin e perimeve. Me mbështetjen e CARE, në kuadër të projektit AKWA, ajo arriti të ndërtojë një serë prej 50 m², duke e shndërruar pasionin e saj në një aktivitet që i sjell jo vetëm kënaqësi personale, por edhe mundësi për të gjeneruar të ardhura.
Shukria ka kultivuar perime për shumë vite, edhe para se të përfitonte serën. Në atë kohë, ajo punonte kryesisht në tokë të hapur dhe prodhonte perime në sasi shumë të vogla, kryesisht për nevojat e familjes së saj. Rrugëtimi i saj nuk ka qenë gjithmonë i lehtë. Ndryshimet klimatike dhe kushtet e paparashikueshme të motit ndonjëherë ndikonin në të mbjellat e saj dhe madje rezultonin në korrje të pasuksesshme. Megjithatë, Shukria nuk u dorëzua kurrë. Dashuria e saj për punën me tokën dhe vendosmëria për të vazhduar e kanë motivuar gjithmonë të provojë përsëri.
Për Shukrien, puna me tokën do të thotë shumë më tepër sesa thjesht prodhim bujqësor. Ajo tregon se puna me bimët e ndihmon të largojë energjinë negative, të mendojë më pozitivisht dhe të ndihet e qetë. Kohën që kalon në serë e konsideron një formë të relaksimit të përditshëm dhe të mirëqenies personale. Për të, sera nuk është thjesht një vend pune, por një hapësirë ku gjen qetësi, motivim dhe gëzim.



Si përfituese e projektit AKWA, marrja e serës i ka mundësuar Shukries ta përmirësojë ndjeshëm prodhimin e saj. Tani ajo mund të kultivojë perime në kushte më të mira dhe më të mbrojtura, si dhe në sasi më të mëdha se më parë. Sera i ka mundësuar gjithashtu të ketë një burim më të qëndrueshëm të ushqimit të freskët dhe të shëndetshëm për familjen e saj. Në të njëjtën kohë, me rritjen e prodhimit, Shukria filloi gradualisht t’i shesë perimet e saj te njerëzit në lagjen ku jeton. Ajo që fillimisht ishte kryesisht prodhim për familjen e saj, ngadalë është zhvilluar në një aktivitet të vogël me një rreth gjithnjë e më të madh klientësh lokalë.
Përtej përfitimeve ekonomike, Shukria e konsideron njohurinë dhe lidhjet që ka krijuar përmes projektit AKWA ndër ndikimet më të vlefshme të tij. Ajo ka marrë pjesë në aktivitetet e projektit që nga fillimi, duke përfshirë trajnimet për ngritjen e kapaciteteve, aktivitetet e Klubit të Grave dhe sesionet ndërgjegjësuese të fokusuara në të drejtat e grave dhe rolin e tyre në bujqësi dhe vendimmarrje. Përmes këtyre aktiviteteve, ajo ka fituar informacione të reja dhe të dobishme, të cilat e kanë ndihmuar të kuptojë më mirë praktikat bujqësore dhe mundësitë që janë në dispozicion për gratë.
Një nga aspektet më domethënëse të projektit për Shukrien ka qenë mundësia për të takuar gra të tjera që kanë përvoja të ngjashme. Gjatë trajnimeve dhe aktiviteteve, ajo pati mundësinë të shkëmbejë përvoja, të mësojë nga përfitueset e tjera dhe të krijojë miqësi të reja. Gratë kanë vazhduar të komunikojnë rregullisht, duke mbështetur dhe këshilluar njëra-tjetrën në aktivitetet dhe sfidat e tyre bujqësore.
Për Shukrien, këto marrëdhënie janë bërë një pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të saj. Ajo që filloi si takime gjatë aktiviteteve të projektit është shndërruar në miqësi të sinqerta dhe në një ndjenjë të fortë të mbështetjes së ndërsjellë. Ajo e vlerëson faktin që gratë vazhdojnë të komunikojnë, të ndajnë përvojat e tyre dhe të ndihmojnë njëra-tjetrën edhe jashtë aktiviteteve të projektit. Ajo beson se këto lidhje dhe miqësi do të vazhdojnë edhe pas përfundimit të projektit.
Çfarë do të thotë kjo për Shukrie Kastratin?
- Një mundësi për ta zhvilluar pasionin e saj – Sera ka krijuar kushte më të mira për kultivimin e perimeve dhe zhvillimin e aktivitetit të saj bujqësor.
- Prodhim më i madh dhe klientë të rinj – Me serën, Shukria ka mundur të prodhojë më shumë perime dhe gradualisht të krijojë një bazë të vogël klientësh në lagjen e saj, duke krijuar mundësi të reja për gjenerimin e të ardhurave.
- Njohuri dhe aftësi të reja – Përmes trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve, aktiviteteve të Klubit të Grave dhe sesioneve ndërgjegjësuese mbi të drejtat e grave dhe rolin e tyre në bujqësi dhe vendimmarrje, Shukria ka fituar njohuri dhe informacione të vlefshme, të cilat vazhdon t’i zbatojë në jetën e përditshme dhe në punën e saj bujqësore.
- Një histori frymëzuese – Shukria dëshmon se pasioni, puna e ndershme, këmbëngulja dhe mbështetja e duhur mund të krijojnë mundësi të reja dhe të sjellin njëkohësisht kënaqësi personale dhe përfitime ekonomike, pavarësisht sfidave që mund të sjellë jeta.
Historia e Shukrie Kastratit tregon se dashuria për tokën dhe puna e bërë me zemër mund të shndërrohen në një histori suksesi. Ajo është një shembull se si, me vendosmëri dhe mbështetjen e duhur, një grua mund të ndërtojë diçka kuptimplotë dhe të qëndrueshme, duke frymëzuar edhe të tjerat të ndjekin pasionet e tyre.
Projekti “Avancimi i Përfshirjes së Grave të Kosovës në Agrobiznes (AKWA)” financohet nga Shteti Federal i Vorarlbergut dhe zbatohet nga CARE Austria dhe CARE Balkans