The story of Refiqe Aliu is one of hard work, dedication, and the courage to invest in a better future for her family. From a young age, Refiqe developed a deep love for growing vegetables and fruit trees, a passion she has carried with her throughout her life. For her, working with the land has never been simply a way to earn an income, but something she genuinely enjoys and takes pride in. Together with her husband and son, Refiqe began cultivating different vegetables primarily to provide her family with fresh, healthy, and home-grown food. At that time, selling their products was not part of their plans. Their main goal was simply to produce enough food for their household and enjoy the benefits of their own work.
As a beneficiary of the AKWA project, Refiqe received a 50m², which opened a new opportunity for her family. With the greenhouse, they were able to expand their production and cultivate a larger variety of vegetables under better conditions. What initially started as production for their own family gradually developed into a small family business. As their production increased, they began selling their fresh vegetables directly from their home to neighbors and other customers from the surrounding area. On her farm, they grow peppers, cucumbers, tomatoes, lettuce, as well as different varieties of apples, plums, peaches, and apricots.
As Refiqe began selling her products and saw that there was an opportunity to develop this activity further, she decided to apply for the AKWA agribusiness branding grant. She wanted her products to be presented in packaging that reflected the quality of what she produces. For Refiqe, having high-quality and fresh products was not enough; she also wanted them to reach consumers in appropriate, attractive, and professional packaging.


For Refiqe, the benefits of her journey through the AKWA project go far beyond sales and financial gains. Through her participation in the project’s activities, including capacity-building trainings, Women’s Club activities, and awareness-raising sessions focused on women’s rights and their role in agriculture and decision-making, Refiqe gained new knowledge and information that she had not previously had access to. Refiqe says that she now feels more confident to stand up for her rights and is motivated to continue learning. Her experience has encouraged her to explore new agricultural techniques, learn about different ways of cultivating the land, and consider introducing new varieties of vegetables into her production. For her, learning has become an important part of developing her farm and improving the quality of what she produces.

The coaching provided through the AKWA project has also played an important role in helping Refiqe improve her agricultural practices. Through direct advice from experts, she has learned how to better prepare and work the soil, which fertilizers and agricultural practices to use, and how to prevent common problems that can affect her crops
The greenhouse was an important first step toward transforming a lifelong passion into an income-generating activity. However, the knowledge, confidence, and experience she gained through the AKWA project have become equally valuable. Her story demonstrates that when women have access not only to productive assets, but also to knowledge.
What does this mean for Refiqe Aliu?
- A family business built through hard work – Daily dedication has made it possible to build a farm that provides income and stability for the family.
- Fresh and healthy produce – In addition to selling their products, the family consumes the vegetables and fruits they grow themselves every day, promoting a healthier lifestyle.
- Increased production and earlier sales- The greenhouse has allowed Refiqe to expand her production and cultivate vegetables under better conditions, creating opportunities to start production and sales earlier in the season.
- New knowledge and greater confidence- Through capacity-building trainings, Women’s Club activities, and awareness-raising sessions, Refiqe has gained new knowledge about agriculture, women’s rights, and decision-making. These experiences have increased her confidence and motivated her to continue learning and developing her skills.
- A commitment to further developing the farm – Continuous investment and careful attention to every crop demonstrate the family’s determination to further expand their business.
- Better agricultural practices- The coaching provided through the project has helped Refiqe learn directly from experts, avoid common mistakes in cultivation, and make better decisions about soil preparation, fertilizers, and crop management.
- An inspiring story – Refiqe shows that hard work, patience, and family cooperation can transform a small garden into a sustainable business and a source of pride for the entire family.
The story of Refiqe Aliu demonstrates that investment in agriculture, combined with dedication and continuous hard work, can create not only economic security but also a healthier and more sustainable way of life for the family.
The project “Advancing Kosovo Women’s Agribusiness Inclusion (AKWA)” is funded by the Federal State Vorarlberg, and implemented by CARE Austria and CARE Balkans.
Historia e Refiqe Aliut
Historia e Refiqe Aliut është një histori e punës së palodhur, përkushtimit dhe guximit për të investuar në një të ardhme më të mirë për familjen e saj. Që në moshë të re, Refiqja zhvilloi një dashuri të madhe për kultivimin e perimeve dhe pemëve frutore, një pasion që e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës. Për të, puna me tokën nuk ka qenë kurrë thjesht një mënyrë për të siguruar të ardhura, por diçka që ajo e shijon dhe për të cilën ndihet krenare.
Së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj, Refiqja filloi të kultivonte perime të ndryshme, kryesisht për t’i siguruar familjes ushqim të freskët, të shëndetshëm dhe të prodhuar në shtëpi. Në atë kohë, shitja e produkteve të tyre nuk ishte pjesë e planeve. Qëllimi kryesor ishte thjesht të prodhonin ushqim të mjaftueshëm për familjen dhe të shijonin frytet e punës së tyre.
Si përfituese e projektit AKWA, Refiqja përfitoi një serë prej 50 m², e cila i hapi familjes një mundësi të re. Me anë të serës, ata mundën ta zgjerojnë prodhimin dhe të kultivojnë një larmi më të madhe perimesh në kushte më të mira. Ajo që fillimisht nisi si prodhim për nevojat e familjes, gradualisht u zhvillua në një biznes të vogël familjar. Me rritjen e prodhimit, ata filluan t’i shesin perimet e freskëta drejtpërdrejt nga shtëpia, te fqinjët dhe klientët e tjerë nga zona përreth.


Në fermën e saj ata kultivojnë speca, tranguj, domate, sallatë jeshile, si dhe varietete të ndryshme të mollëve, kumbullave, pjeshkëve dhe kajsive.
Ndërsa Refiqja filloi t’i shiste produktet e saj dhe pa se ekzistonte mundësia për ta zhvilluar më tej këtë aktivitet, ajo vendosi të aplikonte për grantin për brendim të agrobiznesit në kuadër të projektit AKWA. Ajo dëshironte që produktet e saj të prezantoheshin në një ambalazh që pasqyronte cilësinë e asaj që prodhon. Për Refiqen, produktet cilësore dhe të freskëta nuk ishin të mjaftueshme; ajo dëshironte gjithashtu që ato të arrinin tek konsumatorët në një ambalazh të përshtatshëm, tërheqës dhe profesional.
Për Refiqen, përfitimet nga rrugëtimi i saj përmes projektit AKWA shkojnë shumë përtej shitjeve dhe përfitimeve financiare. Përmes pjesëmarrjes në aktivitetet e projektit, duke përfshirë trajnimet për ngritjen e kapaciteteve, aktivitetet e Klubit të Grave dhe sesionet ndërgjegjësuese të fokusuara në të drejtat e grave dhe rolin e tyre në bujqësi dhe vendimmarrje, Refiqja ka fituar njohuri dhe informacione të reja, të cilat më parë nuk i kishte pasur në dispozicion.
Refiqja tregon se tani ndihet më e sigurt për të mbrojtur të drejtat e saj dhe është e motivuar të vazhdojë të mësojë. Përvoja e saj e ka inkurajuar të eksplorojë teknika të reja bujqësore, të mësojë rreth mënyrave të ndryshme të kultivimit të tokës dhe të shqyrtojë mundësinë e përfshirjes së varieteteve të reja të perimeve në prodhimin e saj. Për të, të mësuarit është bërë një pjesë e rëndësishme e zhvillimit të fermës dhe përmirësimit të cilësisë së produkteve që ajo prodhon.

Këshillimi dhe mbështetja profesionale e ofruar përmes projektit AKWA kanë luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në përmirësimin e praktikave bujqësore të Refiqes. Përmes këshillave të drejtpërdrejta nga ekspertët, ajo ka mësuar se si ta përgatisë dhe punojë më mirë tokën, cilët plehra dhe praktika bujqësore të përdorë, si dhe si të parandalojë problemet e zakonshme që mund të ndikojnë në kulturat e saj.
Sera ishte një hap i rëndësishëm i parë drejt shndërrimit të një pasioni të përjetshëm në një aktivitet që gjeneron të ardhura. Megjithatë, njohuritë, vetëbesimi dhe përvoja që ajo ka fituar përmes projektit AKWA janë bërë po aq të vlefshme. Historia e saj dëshmon se kur gratë kanë qasje jo vetëm në mjete dhe pajisje për prodhim, por edhe në njohuri, këshillim dhe mundësi për zhvillim, ato mund ta shndërrojnë pasionin dhe punën e tyre në mundësi të qëndrueshme për familjen.
Çfarë do të thotë kjo për Refiqe Aliun?
- Një biznes familjar i ndërtuar përmes punës së palodhur – Përkushtimi i përditshëm ka bërë të mundur ndërtimin e një ferme që siguron të ardhura dhe stabilitet për familjen.
- Produkte të freskëta dhe të shëndetshme – Përveç shitjes së produkteve, familja konsumon çdo ditë perimet dhe frutat që kultivon vetë, duke kontribuar në një mënyrë jetese më të shëndetshme.
- Prodhim më i madh dhe shitje më të hershme – Sera i ka mundësuar Refiqes të zgjerojë prodhimin dhe të kultivojë perime në kushte më të mira, duke krijuar mundësi për të filluar prodhimin dhe shitjen më herët gjatë sezonit.
- Njohuri të reja dhe më shumë vetëbesim – Përmes trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve, aktiviteteve të Klubit të Grave dhe sesioneve ndërgjegjësuese, Refiqja ka fituar njohuri të reja rreth bujqësisë, të drejtave të grave dhe vendimmarrjes. Këto përvoja kanë rritur vetëbesimin e saj dhe e kanë motivuar të vazhdojë të mësojë dhe të zhvillojë aftësitë e saj.
- Përkushtim për zhvillimin e mëtejshëm të fermës – Investimi i vazhdueshëm dhe kujdesi i madh ndaj çdo kulture dëshmojnë vendosmërinë e familjes për ta zgjeruar më tej biznesin e tyre.
- Praktika më të mira bujqësore – Këshillimi i ofruar përmes projektit e ka ndihmuar Refiqen të mësojë drejtpërdrejt nga ekspertët, të shmangë gabimet e zakonshme gjatë kultivimit dhe të marrë vendime më të mira për përgatitjen e tokës, përdorimin e plehrave dhe menaxhimin e kulturave.
- Një histori frymëzuese – Refiqja dëshmon se puna e palodhur, durimi dhe bashkëpunimi familjar mund ta shndërrojnë një kopsht të vogël në një biznes të qëndrueshëm dhe në një burim krenarie për të gjithë familjen.
Historia e Refiqe Aliut dëshmon se investimi në bujqësi, i kombinuar me përkushtimin dhe punën e vazhdueshme, mund të krijojë jo vetëm siguri ekonomike, por edhe një mënyrë jetese më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme për familjen.
Projekti “Avancimi i Përfshirjes së Grave të Kosovës në Agrobiznes (AKWA)” financohet nga Shteti Federal i Vorarlbergut dhe zbatohet nga CARE Austria dhe CARE Balkans.