How Lazdrohu  is transforming childhood experiences in Kosovo with VIP Goats and Online Bookings 

How Lazdrohu  is transforming childhood experiences in Kosovo with VIP Goats and Online Bookings 

Just a short drive from the city, there’s a place where goats are named Ronaldo, sheep strut around like Shakira, and Messi isn’t scoring goals, but he might follow you [...]

Just a short drive from the city, there’s a place where goats are named Ronaldo, sheep strut around like Shakira, and Messi isn’t scoring goals, but he might follow you along a hiking trail. Lazdrohu isn’t just a farm, it’s a Hall of Fame in the middle of nature, where animals with VIP names bring joy, curiosity, and laughter to every child that visits. 

Created with love by Rita Hajdini and Rinor Zuka, Lazdrohu is Kosovo’s first educational and recreational farm for children, built entirely from scratch on two hectares of rented land. What began as a small sports program has flourished into a unique world where children can learn, play, and build a connection with nature in the most imaginative way possible. 

Our goal was to create a space where kids could unplug from screens and reconnect with the world around them” says Rita. 

Lazdrohu now welcomes school groups during the week, families on weekends, and children for seasonal camps. In addition to fun, the farm is also productive, with over 1,000 fruit trees and producing homemade jams, rakia, and other farm delights sold on-site. 

Before receiving support from the Digital Empowerment Initiative (DEI), Lazdrohu managed its services through Google Docs and phone calls. Thanks to the DEI grant and the expertise of IMD, they now operate with a fully functional website that includes detailed activity listings, online registration for camps and birthdays, and even partial payment options—an upgrade that has significantly reduced last-minute cancellations. “The grant process was simple, and the support we received helped us organize our services and present them better to the public,” the Rita shared.  

This digital leap has not only streamlined their operations but also improved their visibility. Today, parents can easily explore Lazdrohu’s offerings, register in advance, and stay engaged with a full calendar of seasonal activities—from Spring and Fall festivals to Halloween, winter events, and birthday celebrations. 

The farm operates with an eco-friendly mindset, using solar panels and its own well water system. As the founders look ahead, they envision building small guesthouses, expanding the adventure zones, and even adding more animals to enrich the farm experience. 

With a growing team and diverse visitors, Lazdrohu is also a model of inclusive entrepreneurship—providing job opportunities, especially for women and seasonal workers, while redefining outdoor education in Kosovo. Lazdrohu isn’t just a farm—it’s a living classroom, a playground of possibilities, and a story of how digital transformation and passion for nature can grow something truly special. 

The Digital Empowerment Initiative (DEI)  co-financed by the Ministry of Industry, Entrepreneurship, and Trade (MINT) through KIESA, in collaboration with the EnInGeP project. EnInGeP project is financed by the Austrian Development Cooperation (ADC) and is jointly implemented by CARE International and ECIKS.  

Si po i transformon ferma “Lazdrohu” përvojat e fëmijërisë në Kosovë  

Vetëm pak minuta larg qytetit ndodhet një vend ku një nga dhitë quhet Ronaldo, delet kercejnë si Shakira, dhe Messi – ndonëse nuk shënon gola – mund të të ndjekë në një shteg shëtitjeje. Lazdrohu nuk është thjesht një fermë; është një “Hall of Fame” në mes të natyrës, ku kafshët me emra VIP-ash sjellin gëzim, kureshtje dhe të qeshura për çdo fëmijë që e viziton. 

I krijuar me dashuri nga Rita Hajdini dhe Rinor Zuka, Lazdrohu është ferma e parë edukative dhe rekreative për fëmijë në Kosovë, e ndërtuar në një sipërfaqe prej dy hektarësh me tokë të marrë me qira. Ajo që filloi si një program i vogël sportiv, është kthyer në një botë unike ku fëmijët mësojnë, luajnë dhe lidhen me natyrën në mënyrën më krijuese të mundshme.  

“Qëllimi ynë ishte të krijonim një hapësirë ku fëmijët të shkëputeshin nga ekranet dhe të rilidhenin me botën përreth tyre,” tregon Rita. 

Sot, Lazdrohu pret grupe shkollore gjatë javës, familje në fundjavë dhe organizon kampe sezonale për fëmijë. Përveç argëtimit, ferma është edhe produktive, ku ka mbi 1,000 pemë frutore dhe prodhon reçelra shtëpiakë, raki dhe produkte të tjera që shiten në vend. 

Para përfitimit të mbështetjes nga Iniciativa për Fuqizim Digjital (IFD), Lazdrohu i menaxhonte shërbimet përmes Google Docs dhe thirrjeve telefonike. Falë grantit nga IFD dhe ekspertizës së kompanisë IMD, ata tani funksionojnë përmes një uebfaqeje funksionale, me përshkrime të detajuara të aktiviteteve, regjistrim online për kampe dhe  festa ditëlindjesh, madje edhe mundësi pagese të pjesshme — një përmirësim që ka reduktuar dukshëm anulimet në minutën e fundit. “Procesi i aplikimit për grant ishte i thjeshtë dhe mbështetja që morëm na ndihmoi të organizojmë më mirë shërbimet tona dhe t’i prezantojmë ato në mënyrë më të qartë për publikun,” thekson Rita. 

Ky hap digjital nuk ka përmirësuar vetëm funksionimin e përditshëm, por edhe dukshmërinë e fermës. Sot, prindërit mund të eksplorojnë ofertat e Lazdrohu-t online, të regjistrohen paraprakisht dhe të mbajnë kontakte të vazhdueshme me kalendarin plot aktivitete sezonale — nga festivalet e pranverës dhe vjeshtës, te Halloween-i, aktivitetet dimërore dhe festat e ditëlindjes. 

Ferma funksionon me parime miqësore ndaj mjedisit, duke përdorur panele diellore dhe sistemin e vet të ujit nga pusi. Duke parë drejt së ardhmes, themeluesit synojnë të ndërtojnë shtëpiza të vogla për mysafirë, të zgjerojnë zonat aventuriere dhe të shtojnë edhe më shumë kafshë për të pasuruar përvojën në fermë. 

Me një ekip në rritje dhe vizitorë të larmishëm, Lazdrohu është gjithashtu një model i ndërmarrësisë gjithëpërfshirëse — duke ofruar vende pune, veçanërisht për gratë dhe punëtorët sezonalë, ndërsa riformëson edukimin mbi natyrën në Kosovë. Lazdrohu nuk është thjesht një fermë — është një klasë e gjallë, një fushë lojërash me mundësi të pafundme dhe një tregim se si transformimi digjital dhe dashuria për natyrën mund të ndërtojnë diçka me të vërtetë të veçantë. 

Iniciativa për Fuqizim Digjital (IFD) bashkë financohet nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) përmes KIESA-s, në bashkëpunim me projektin EnInGeP. Projekti EnInGeP financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC) dhe zbatohet nga CARE International dhe ECIKS.