Not your average dough: The woman powering POGAQA

Not your average dough: The woman powering POGAQA

On a quiet street in Prizren, nestled between the scent of fresh dough and warm tradition, a young woman is quietly rewriting what it means to run a bakery in [...]

On a quiet street in Prizren, nestled between the scent of fresh dough and warm tradition, a young woman is quietly rewriting what it means to run a bakery in today’s world. Meet Arrita Cela, a food technologist in her final year of studies, and the unstoppable force behind POGAQA, a family bakery first established by her mother, Ardora Cela, in 2001. 

What began as a small, traditional bakery is now a buzzing local favorite, known not just for its fresh pogaqa*1 and pastries, but for the energy, resilience, and innovation of the young woman who wakes up every morning at 6:00 AM and often works until 11:00 PM to keep it thriving. 

“I don’t listen to the limitations others try to place on me,” Arrita says. “If I set a goal, I’ll find a way to make it happen.” And that she has. 

At just 22 years old, Arrita leads with the maturity, dedication, and grit of someone far beyond her years. She’s not afraid to get her hands dirty, whether managing production, serving customers, or running the bakery’s growing digital presence. From posting mouthwatering photos on Instagram and Facebook to managing sponsored ads on TikTok, she’s turned POGAQA into a brand with a digital heartbeat. 

With support from the Digital Empowerment Initiative (DEI), POGAQA made a major leap in its digital presence. While Arrita had been managing social media on her own, the DEI grant allowed her to invest in professional photography and videography, giving the brand a polished, consistent visual identity. More importantly, it enabled sponsored digital campaigns—something previously out of reach for the business. These ads significantly expanded their reach, bringing in new customers from outside the local neighborhood and turning occasional online posts into a structured, impactful marketing strategy. “People started coming in saying they saw us online. That felt amazing. It made me realize the power of digital visibility,” Arrita shares with a smile. 

But the story of POGAQA is about more than just good marketing. It’s about legacy, love, and sacrifice. Arrita took over the business to preserve what her mother built. With four employees and growing demand, she dreams of turning POGAQA into a recognizable name across Kosovo and beyond. 

In every baked good lies her story: early mornings, late nights, and an unwavering refusal to settle for mediocrity. Arrita is proof that when tradition meets determination, even the simplest pogaqa can carry the weight of a rising dream.  

Her journey is not just one of personal success, but is a powerful inspiration. By carving out her own path, Arrita is setting an example for young women and girls across Kosovo that ambition, courage, and a bit of flour can rise against all odds. 

The Digital Empowerment Initiative (DEI)  co-financed by the Ministry of Industry, Entrepreneurship, and Trade (MINT) through KIESA, in collaboration with the EnInGeP project. EnInGeP project is financed by the Austrian Development Cooperation (ADC) and is jointly implemented by CARE International and ECIKS.   

ALBANIAN

POGAQA – Jo thjesht një brumë i zakonshëm  

Në një rrugicë të qetë të Prizrenit, mes aromës së brumit të freskët dhe traditës së ngrohtë familjare, një vajzë e re po e sfidon qetësisht mënyrën se si mendojmë për një furrë buke në ditët e sotme. Njihuni me Arrita Çelën, teknologe ushqimi në vitin e fundit të studimeve, dhe forca e pandalshme pas furrës familjare POGAQA, të themeluar nga nëna e saj Ardora Çela në vitin 2001. 

Nga një furrë tradicionale me prodhimtari të vogël, POGAQA sot është shndërruar në një pikë të dashur për qytetarët, jo vetëm për pogaqat dhe ëmbëlsirat e saj të freskëta, por për energjinë, vendosmërinë dhe idetë e reja që i sjell çdo ditë Arrita, e cila zgjohet në orën 6:00 të mëngjesit dhe shpesh punon deri në orën 23:00 për ta mbajtur biznesin gjallë dhe në rritje. 

“Nuk i dëgjoj kufizimet që të tjerët përpiqen të më vendosin,” thotë Arrita. “Nëse vendosi një synim, do ta gjej mënyrën për ta realizuar.” Dhe e ka bërë pikërisht këtë. 

Vetëm 22 vjeç, ajo drejton biznesin me pjekurinë, përkushtimin dhe guximin e dikujt shumë më me përvojë. Nuk ka frikë të përlyejë duart, qoftë duke menaxhuar prodhimin, shërbyer klientët, apo duke ndërtuar praninë digjitale të furrës. Nga postimet tërheqëse në Instagram e Facebook, te reklamat e sponsorizuara në TikTok, ajo ka kthyer POGAQA-n në një markë me zemër që rreh online. 

Me mbështetjen e Iniciativës për Fuqizim Digjital (IFD), POGAQA bëri një hap të madh përpara në botën digjitale. Deri atëherë, Arrita menaxhonte rrjetet sociale vetë, por granti i IFD-së i mundësoi të investojë në fotografi dhe video profesionale, duke krijuar një identitet vizual të qëndrueshëm dhe tërheqës për markën. Po ashtu, u mundësuan fushata të sponsorizuara online  një hap i paarritshëm më parë për furrën. Këto reklama rritën ndjeshëm shtrirjen e saj, duke tërhequr klientë edhe përtej lagjes. “Njerëzit nisën të vijnë e të thonin se na kishin parë online. Ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme. E kuptova fuqinë e dukshmërisë digjitale,” rrëfen Arrita me buzëqeshje. 

Por rrëfimi i POGAQA-s nuk është vetëm për marketing të mirë. Është një histori trashëgimie, dashurie dhe sakrifice. Arrita e mori biznesin për të ruajtur atë që kishte ndërtuar nëna e saj. Me katër punëtorë dhe kërkesë gjithnjë në rritje, ajo ëndërron që një ditë POGAQA të jetë emër i njohur në gjithë Kosovën – dhe më larg. 

Në çdo produkt të pjekur ndodhet historia e saj: mëngjese të hershme, net të vona dhe një vendosmëri e palëkundur për të mos u kënaqur me mesataren. Arrita është prova se kur tradita takon guximin dhe vendosmërinë, edhe një pogaqe e thjeshtë mund të mbajë peshën e një ëndrre që po ngrihet. 

Rruga e saj nuk është vetëm sukses personal – është frymëzim i fuqishëm. Duke e ndërtuar rrugën e saj, Arrita po jep shembull për vajzat dhe gratë e reja në Kosovë se ambicia, guximi dhe pak miell mund të ngrihen përballë çdo sfide. 

Iniciativa për Fuqizim Digjital (IFD) është bashkëfinancuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) përmes KIESA-s, në bashkëpunim me projektin EnInGeP, i cili financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC) dhe zbatohet nga CARE International dhe ECIKS.