The Story of Lendita Krasniqi \ Historia e Lendita Krasniqit 

The story of Lendita Krasniqi is a testament to the strength, dedication, and sacrifice of a woman who, through her hard work, has built a better life for her family. For many years, she worked tirelessly to provide for her children, successfully supporting her two daughters through university. Today, her son is her greatest supporter in the family farm and is committed to helping her even more with the work. 

Lendita’s journey began with small-scale cultivation in the yard of her home and a deep passion for working the land and a strong desire to build something of her own. For many years, she worked on other people’s land, growing peppers and carrying out demanding agricultural work to earn an income and provide her children with better educational opportunities. Today, as a beneficiary of the AKWA project, Lendita has received a 50m² greenhouse, which has brought an important change to the way she works. In addition to cultivating her open land, the greenhouse allows her to start planting and cultivating different vegetables including: tomato, peppers, eggplants, cucumbers, potatos, beans, onions and many different variaties earlier in the season, giving her the opportunity to bring her products to the market earlier and extend her selling period. It has also enabled her to increase the quantity of vegetables she cultivates and to work under more secure and controlled conditions, reducing some of the challenges associated with weather conditions. 

Lendita makes full use of the products she grows. In addition to selling fresh vegetables, she preserves part of her harvest by preparing traditional pickled vegetables, while the fruits she grows are also processed at home into homemade jams. This allows her to make better use of her harvest, reduce waste, and create additional products that can generate income for her family. 

As a beneficiary of the AKWA project, Lendita has also received support through the agribusiness branding grant. This support has significantly improved the way she presents and sells her products. The branding and improved packaging have given her homemade products a more attractive and trustworthy appearance. For Lendita, the quality and taste of her products come from her own hard work and dedication, while the improved presentation has added another important value to the products she offers to her customers. 

Lendita has been able to move closer to the dream she has carried for many years: working on her own land, producing for herself, and creating an income for her family.  

What does this mean for Lendita Krasniqi? 

  • Working on her own farm -The support has enabled her to stop working on other people’s land and instead develop her business on her own property, generating income from her own work. 
  • Greater stability and opportunities for growth – better working conditions and the greenhouse have improved the organization of production and increased her opportunities to successfully sell her products. 
  • Earlier production and increased harvest- The greenhouse has allowed Lendita to start planting earlier in the season, extend her production period, and increase the quantity of vegetables she grows. This gives her the opportunity to start selling earlier and generate income for a longer period. 
  • Adding value to her products- By preserving part of her harvest as pickled vegetables and processing fruits into homemade jams, Lendita can make better use of her production 
  • An inspiring story – Through hard work, perseverance, and the right support, she has moved from demanding agricultural work on other people’s land to building a sustainable business that brings her and her family pride and greater security. 

The story of Lendita Krasniqi demonstrates that investing in women in agriculture brings not only economic development but also creates new opportunities for families and communities. Her dedication is an example of how honest work, combined with the right support, can become a success story that inspires other women to pursue their dreams. 

The project “Advancing Kosovo Women’s Agribusiness Inclusion (AKWA)” is funded by the Federal State Vorarlberg, and implemented by CARE Austria and CARE Balkans. 

ALB

Historia e Lendita Krasniqit është dëshmi e forcës, përkushtimit dhe sakrificës së një gruaje e cila, përmes punës së palodhur, ka ndërtuar një jetë më të mirë për familjen e saj. Për shumë vite, ajo ka punuar pa u lodhur për të siguruar mirëqenien e fëmijëve të saj, duke arritur t’i mbështesë me sukses dy vajzat e saj gjatë studimeve universitare. Sot, djali i saj është mbështetësi më i madh i saj në fermën familjare dhe është i përkushtuar ta ndihmojë edhe më shumë në punët e fermës.

Rrugëtimi i Lenditës nisi me kultivimin në shkallë të vogël në oborrin e shtëpisë së saj, i shoqëruar nga pasioni i madh për tokën dhe dëshira e fortë për të ndërtuar diçka të sajën. Për shumë vite, ajo punoi në tokat e njerëzve të tjerë, duke kultivuar speca dhe duke kryer punë të vështira bujqësore për të siguruar të ardhura dhe për t’u ofruar fëmijëve të saj mundësi më të mira për arsimim.

Sot, si përfituese e projektit AKWA, Lendita ka përfituar një serë prej 50 m², e cila ka sjellë një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si ajo punon. Përveç kultivimit në tokën e hapur, sera i mundëson asaj të fillojë më herët mbjelljen dhe kultivimin e perimeve të ndryshme, përfshirë domate, speca, patëllxhanë, tranguj, patate, fasule, qepë dhe shumë varietete të tjera. Kjo i jep mundësinë që produktet e saj t’i nxjerrë në treg më herët dhe të zgjasë periudhën e shitjes. Gjithashtu, sera i ka mundësuar të rrisë sasinë e perimeve që kultivon dhe të punojë në kushte më të sigurta dhe më të kontrolluara, duke reduktuar disa nga sfidat që lidhen me kushtet atmosferike.

Lendita i shfrytëzon plotësisht produktet që kultivon. Përveç shitjes së perimeve të freskëta, një pjesë të të korrave ajo e ruan duke përgatitur turshi tradicionale, ndërsa frutat që kultivon i përpunon në shtëpi duke përgatitur reçelra të bëra në mënyrë artizanale. Kjo i mundëson të shfrytëzojë më mirë prodhimin e saj, të reduktojë mbetjet dhe të krijojë produkte shtesë që mund të gjenerojnë të ardhura për familjen.

Si përfituese e projektit AKWA, Lendita ka marrë gjithashtu mbështetje përmes grantit për brendim të agrobiznesit. Kjo mbështetje ka përmirësuar ndjeshëm mënyrën se si ajo i prezanton dhe i shet produktet e saj. Brendimi dhe ambalazhimi i përmirësuar u kanë dhënë produkteve të saj të bëra në shtëpi një pamje më tërheqëse dhe më të besueshme. Për Lenditën, cilësia dhe shija e produkteve të saj vijnë nga puna dhe përkushtimi i saj, ndërsa prezantimi i përmirësuar u ka shtuar një vlerë tjetër të rëndësishme produkteve që ajo u ofron klientëve.

Lendita ka arritur t’i afrohet më shumë ëndrrës që ka mbajtur prej shumë vitesh: të punojë në tokën e saj, të prodhojë për vete dhe të krijojë të ardhura për familjen e saj.

Çfarë do të thotë kjo për Lendita Krasniqin?

  • Punë në fermën e saj – Mbështetja i ka mundësuar të mos punojë më në tokat e njerëzve të tjerë dhe, në vend të kësaj, të zhvillojë biznesin e saj në pronën e vet, duke gjeneruar të ardhura nga puna e saj.
  • Stabilitet më i madh dhe mundësi për zhvillim – Kushtet më të mira të punës dhe sera kanë përmirësuar organizimin e prodhimit dhe kanë rritur mundësitë e saj për t’i shitur me sukses produktet.
  • Prodhim më i hershëm dhe rendiment më i madh – Sera i ka mundësuar Lenditës të fillojë mbjelljen më herët gjatë sezonit, të zgjasë periudhën e prodhimit dhe të rrisë sasinë e perimeve që kultivon. Kjo i jep mundësi të fillojë shitjen më herët dhe të gjenerojë të ardhura për një periudhë më të gjatë.
  • Shtimi i vlerës së produkteve të saj – Duke ruajtur një pjesë të të korrave në formën e turshive dhe duke përpunuar frutat në reçelra të bëra në shtëpi, Lendita mund ta shfrytëzojë më mirë prodhimin e saj dhe të krijojë produkte me vlerë të shtuar.
  • Një histori frymëzuese – Përmes punës së palodhur, këmbënguljes dhe mbështetjes së duhur, ajo ka kaluar nga puna e vështirë bujqësore në tokat e njerëzve të tjerë drejt ndërtimit të një biznesi të qëndrueshëm, i cili i sjell asaj dhe familjes së saj krenari dhe siguri më të madhe.

Historia e Lendita Krasniqit dëshmon se investimi tek gratë në bujqësi sjell jo vetëm zhvillim ekonomik, por krijon edhe mundësi të reja për familjet dhe komunitetet. Përkushtimi i saj është një shembull se si puna e ndershme, e kombinuar me mbështetjen e duhur, mund të shndërrohet në një histori suksesi që frymëzon gratë e tjera të ndjekin ëndrrat e tyre.

Projekti “Avancimi i Përfshirjes së Grave të Kosovës në Agrobiznes (AKWA)” financohet nga Shteti Federal i Vorarlbergut dhe zbatohet nga CARE Austria dhe CARE Balkans.

You might be interested in