za
Obuke za razvoj veština pri zapošljavanju – Obuka mekih veština i IT
Thirrje për aplikim
në
Trajnime për zhvillimin e aftësive të punësimit – Trajnim për aftësitë e buta dhe TI
Data e publikimit: 02 shkurt 2023 Afati për aplikim: 25 shkurt 2023
Rreth Projektit për Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP
CARE International Balkans, Zyra në Kosovë, në partneritet me Students Helping Life Kosovë (SHL-K) po zbatojnë projektin Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian (BE).
Veprimi do të zbatohet nga CARE si aplikuesi kryesor dhe Students Helping Life – Kosova (SHL-K) si bashkë-aplikues dhe në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës – APRK. Projekti Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP kontribuon në përfshirjen aktive të shoqërisë civile në Kosovë në promovimin e vlerave demokratike, qeverisjes gjithëpërfshirëse dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Objektivi specifik i projektit është të nxisë pjesëmarrjen demokratike, angazhimin qytetar dhe përfshirjen sociale të grupeve të ndryshme të të rinjve të margjinalizuar në Kosovë.
Objektivi i përgjithshëm i projektit KYP është t’i mbështesë të rinjtë me më pak mundësi, veçanërisht gratë e reja, që vijnë nga zonat rurale dhe qytete të vogla të Kosovës, në mënyrë që të krijohet perspektivë shtesë për rritjen e pjesëmarrjes së tyre sociale dhe ekonomike. Të gjitha aktivitetet do të përbëhen strikt nga pesë parime të punës: zbatimi i të gjitha të drejtave, pjesëmarrja dhe qasja në vendimmarrje, mosdiskriminimi dhe qasja e barabartë, llogaridhënia dhe qasja në sundimin e ligjit dhe transparenca dhe qasja në informacion.
Projekti pritet të:
1) Rrisë pjesëmarrjen e të rinjve të pafavorizuar në vendimmarrje, në bashkësitë lokale dhe në nivel qendror, përmes ngritjes së kapaciteteve/ndërgjegjësimit lidhur me të drejtat e njeriut dhe aktivizmin; mentorimit të grupeve rinore për përfshirje në proceset vendimmarrëse lokale dhe kombëtare; veprimeve rinore lokale për të përmirësuar pozitën e të rinjve të pafavorizuar.
2) Rrisë angazhimin dhe nivelin e punësimit tek të rinjtë e margjinalizuar, në veçanti tek gratë e reja, nëpërmjet zhvillimit të aftësive dhe përfshirjes në iniciativat vullnetare. Si pjesë e aktiviteteve do të jenë fushatat informuese, trajnimet për zhvillimin e aftësive për punësim (rritja e nivelit të punësimit të të rinjve përmes trajnimeve, praktikave dhe aktiviteteve të mbështetura sipërmarrëse të të rinjve), dhe mbështetja për vullnetarizmin tek të rinjtë të pafavorizuar nga zonat rurale dhe qytetet më të vogla.
3) Nxisë dialogun demokratik në mesin e të rinjve të Kosovës, përmes ndërgjegjësimit dhe promovimit të barazisë gjinore, solidaritetit, marrëdhënieve ndërkulturore dhe kundër stereotipeve dhe dezinformimit, duke ngritur ndërgjegjësimin dhe fascilituar debate; shkëmbyer në mes të kolegëve; përfshirjes në diskutime të vazhdueshme të udhëhequra nga të rinjtë në Kosovë.
Thirrja ka në fokus rritjen e kapaciteteve për punësim dhe aktivizimin për angazhim social të të rinjve, veçanërisht të grave të reja, përmes trajnimeve për ngritjen e aftësive në kërkesë për punësim.
Problemet e identifikuara dhe ushtrimi i hartëzimit fillestar
Të rejat dhe të rinjtë, njerëz të të gjitha gjinive, nga zonat rurale dhe qytetet e vogla të Kosovës, të moshës 15-25 vjeç, përfaqësojnë grupin kryesor të synuar të projektit. Pozicioni i tyre karakterizohet nga mungesa e mundësive praktike për pjesëmarrje sociale dhe ekonomike. Me 53% të popullsisë nën moshën 25 vjeçare[1], Kosova ka popullsinë më të re në Evropë. Kjo rrethanë paraqet një presion të madh demografik dhe ekonomik mbi shoqërinë kosovare, pasi çdo vit një gjeneratë e të rinjve përfundon shkollimin dhe fillon të kërkojë punë.Për ta përkeqësuar edhe më shumë këtë situatë, sistemi arsimor i Kosovës nuk i përcjellë kërkesat e tregut të punës, kështu që të rinjtë e arsimuar nuk kanë njohuri konkurruese dhe shpeshherë duhet të bëjnë edhe përpjekje shtesë (përmes aftësimit profesional dhe përmirësimit të aftësive të buta) për t’i rritur shanset e tyre për punësim. Si rezultat, të rinjtë e moshës 15-24 vjeçare në Kosovë kanë një shkallë jashtëzakonisht të lartë të papunësisë prej 46,9%, në krahasim me atë të popullatës së përgjithshme prej 24,6%.[2]Niveli i papunësisë tek vajzat e reja (15-24 vjeç) është edhe më i lartë sipas të njëjtave statistika, në 61%, për dallim nga niveli i djemve të ri 40,8%, që tregon për diskriminim dhe përjashtim të shumëfishtë të vajzave të reja. Niveli i aktivizimit të të rinjve nga zonat rurale dhe qytetet e vogla në Kosovë mbetet i ulët pasi që ka mungesë të informacionit dhe njohurive për të drejtat e tyre, vlerat demokratike dhe rëndësinë e pjesëmarrjes në proceset sociale dhe proceset vendimmarrëse në të gjitha nivelet.
Qëllimi i trajnimeve
Ky aktivitet do të rrisë mundësitë për përfshirjen ekonomike të të rinjve dhe do të rrisë statusin e tyre në shoqëri. Për ta arritur këtë gjë, projekti do të përdorë skemën e Mbështetjes Financiare për Palët e Treta – FSTP për të organizuar aktivitete të ndryshme për ngritjen e kapaciteteve, me synim kryesisht në: rritjen e punësimit tek grupi i të rinjve të synuar. Përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë dhe nën fascilitimin e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës – APRK dhe Qendrave të Aftësimit Profesional, projekti KYP po organizon trajnime për të formësuar aftësitë e punës në përputhje me kërkesat e tregut të punës, që ofrohen posaçërisht për të rinjtë nga zonat rurale të interesuar në këto mundësi punësimi.
Modulet e trajnimeve
Projekti KYP në bashkëpunim me APRK-në do t’u ofrojë 50 kandidatëve të interesuar të ndjekin një nga modulet e trajnimit:
- Trajnim për aftësitë e buta (moduli ALMM/60 orë).
- Teknologjia e informacionit dhe komunikimi (modulet ALMM /afërsisht 70 orë).
Kriteret e pranimit:
- Të rinjtë e moshës (18 – 24) që vijnë nga komuna e Deçanit, Gjakovës, Junikut, Pejës, Rahovecit dhe Suharekës;
- Të jenë të regjistruar në Zyrën përkatëse të Punësimit.
Marrë pasur parasysh shkallën e lartë të papunësisë së vajzave dhe grave, i inkurajojmë ato të aplikojnë për këtë mundësi.
Si të aplikoni?
HAPI 1: Shkarkoni formularin e aplikimit dhe plotësoni me informatat tuaja bazike në mënyrë elektronike.
HAPI 2: Formulari i plotësuar i aplikimit, CV-ja, dhe Diploma Arsimore mund të dërgohen në adresën e emailit: care.kosovo@care.org dhe cc: gjylymser.nallbani@care.org me titullin: ”Aplikim për pjesëmarrje – KYP” dhe/ose dorëzoni kopjen fizike në Zyrën e Punësimit në komunën tuaj jo më vonë se 25.02.2023.
Aplikacionet e paplotësuara nuk do të merren parasysh për vlerësim.
Periudha e aplikimit është e hapur nga data 02.02.2023 deri më 25.02.2023.
Informata shtesë
Trajnimet pritet të zhvillohen gjatë muajit mars 2023. Të gjithë kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen përmes emailit dhe telefonit. Trajnimet do të organizohen dhe mbahen në dy Qendra kryesore të Aftësim Profesional në Gjakovë dhe/apo Pejë. Për ta lehtësuar procesin dhe për të mundësuar qasje më të lehtë për të rinjtë në trajnime, CARE ofron mbështetje për transportin e të rinjve nga zonat rurale dhe qytetet e vogla. Vetëm kandidatët të cilët kanë ndjekur trajnimet e përzgjedhura në kohëzgjatje të plotë do të certifikohen.
Poziv za prijavu
za
Obuke za razvoj veština pri zapošljavanju – Obuka mekih veština i IT
Datum izdavanja: 02. februara 2023 Rok: 25. februara 2023
O Projektu učešća mladih Kosova – KYP
CARE International Balkans, Kancelarija na Kosovu, u partnerstvu sa Students Helping Life Kosovo (SHL-K) implementira projekat Kosovski projekat učešća mladih – KYP koji finansira Evropska unija (EU).
Akciju će sprovesti CARE kao vodeći aplikant i Students Helping Life – Kosovo (SHL-K), kao ko-aplikant i u bliskoj saradnji sa Zavodom za zapošljavanje Republike Kosovo – ZZRK. Učešće mladih Kosova – KYP doprinosi aktivnom uključivanju civilnog društva na Kosovu u promovisanju demokratskih vrednosti, inkluzivnog upravljanja i ostvarivanja ljudskih prava i osnovnih sloboda. Specifični cilj projekta je da podstakne demokratsko učešće, građansko angažovanje i društvenu inkluziju različitih grupa marginalizovane omladine na Kosovu.
Opšti cilj KYP projekta je podrška mladima sa manje mogućnosti, posebno mladim ženama, iz ruralnih područja i malih gradova na Kosovu, kako bi se stvorili dodatni izgledi za njihovo povećano društveno i ekonomsko učešće. Sve aktivnosti će biti striktno zasnovane na pet principa rada: primena svih prava, učešće i pristup donošenju odluka, nediskriminacija i jednak pristup, odgovornost i pristup vladavini prava, te transparentnost i pristup informacijama.
Od projekta se očekuje da:
1) Poveća učešće mladih u nepovoljnom položaju u donošenju odluka, u lokalnim zajednicama i na centralnom nivou, kroz izgradnju kapaciteta/podizanje svesti o ljudskim pravima i aktivizmu; mentorstvo omladinskih grupa za uključivanje u lokalne i nacionalne procese donošenja odluka; lokalne omladinske akcije za poboljšanje položaja mladih u nepovoljnom položaju.
2) Poveća angažovanje i zapošljivost marginalizovane omladine, posebno mladih žena, kroz razvoj veština i uključivanje u volonterske inicijative. Aktivnosti će obuhvatiti informativne kampanje, obuke za razvoj veština zapošljavanja (podizanje zapošljivosti mladih kroz obuke, stažiranje i podržane preduzetničke aktivnosti mladih), kao i podršku volontiranju mladih u nepovoljnom položaju iz ruralnih sredina i manjih gradova.
3) Podstakne demokratski dijalog širom kosovske omladine, podstaknut kroz podizanje svesti i promovisanje rodne ravnopravnosti, solidarnosti, međukulturalnih odnosa i suprotstavljanje stereotipima i dezinformacijama, putem: podizanja svesti i facilitacije debata; vršnjačka razmena; učešće u tekućim diskusijama koje vode mladi na Kosovu.
Poziv se fokusira na povećanje kapaciteta za zapošljavanje i aktivaciju za društveni angažman mladih, posebno mladih žena, kroz obuku za podizanje veština traženih za zapošljavanje.
Identifikovani problemi i Vežba za početno mapiranje
Mlade žene i muškarci, ljudi svih polova, iz ruralnih sredina i malih gradova Kosova, starosti 15-25 godina, predstavljaju glavnu ciljnu grupu projekta. Njihov položaj je obeležen nedostatkom praktičnih mogućnosti za društveno i ekonomsko učešće. Sa 53% stanovništva ispod 25 godina[1], Kosovo ima najmlađu populaciju u Evropi. Ova okolnost predstavlja veliki demografski i ekonomski pritisak na kosovsko društvo, jer svake godine jedna generacija mladih završava školovanje i počinje da traži posao. Da bi se ova situacija dodatno pogoršala, kosovski obrazovni sistem ne prati zahteve tržišta rada, tako da obrazovanoj omladini nedostaje konkurentno znanje i često moraju da ulože dodatne napore (kroz stručnu obuku i unapređenje mekih veština) da poboljšaju svoje šanse za zapošljavanje. Kao rezultat toga, mladi od 15-24 godine na Kosovu imaju izuzetno visoku stopu nezaposlenosti od 46,9%, za razliku od opšte populacije od 24,6%[2]. Nezaposlenost mladih žena (15-24) je prema istoj statistici čak i veća i iznosi 61%, za razliku od mladića: 40,8%, što ukazuje na višestruku diskriminaciju i isključenost mladih žena. Nivo aktivacije mladih iz ruralnih sredina i malih gradova na Kosovu i dalje je nizak jer postoji nedostatak informacija i znanja o njihovim pravima, demokratskim vrednostima i značaju učešća u društvenim procesima i procesima donošenja odluka na svim nivoima.
Svrha obuka
Ova aktivnost će povećati mogućnosti za ekonomsko uključivanje mladih i podići njihov status u društvu. Da bi se ovo postiglo, projekat će koristiti finansijsku podršku trećim stranama – FSTP šemu za organizovanje različitih aktivnosti izgradnje kapaciteta, uglavnom usmerenih na: Podizanje zapošljivosti među ciljanim mladima. Kroz direktnu saradnju sa i uz pomoć Zavoda za zapošljavanje Republike Kosovo – ZZRK i centara za stručnu obuku, KYP projekat organizuje obuku u cilju oblikovanja radnih veština u skladu sa zahtevima tržišta rada koji se nude posebno za mlade iz ruralnih područja koji su zainteresovani za ove mogućnosti zapošljavanja.
Moduli obuka
Projekat KYP u saradnji sa ZZRK-om usavršavanje ponudiće za 50 zainteresovanih kandidata da prate jedan od modula obuke:
- Trening mekih veština (ALMM moduli 60 sati).
- Informacione tehnologije i komunikacije (ALMM moduli/ oko 70 sati).
Kriterijumi:
- Mladi ljudi starosti (18 – 24) koji dolaze iz opština Dečani, Kosovo Polje, Đakovica, Junik, Obilić, Peć, Orahovac i Suva Reka;
- Da budu registrovani u nadležnoj kancelariji za zapošljavanje.
S obzirom na visoku stopu nezaposlenosti devojaka i žena, snažno ih ohrabrujemo da se prijave za ovu priliku.
Kako se prijaviti?
KORAK 1: Molimo preuzmite obrazac za prijavu i popunite ga svojim osnovnim podacima elektronskim putem.
KORAK 2: Popunjen obrazac za prijavu, biografiju i diplomu o obrazovanju možete poslati na e-mail adresu: care.kosovo@care.org i cc: gjylymser.nallbani@care.org sa naslovom: „Prijava za pohađanje – KYP“ i/ili predati štampanu kopiju u Zavodu za zapošljavanje u vašoj opštini najkasnije do 25.02.2023.
Nepopunjene prijave neće se razmatrati za ocenjivanje.
Rok za prijavu je otvoren od 02.02.2023. do 25.02.2023.
Dodatne Informacije
Očekuje se da će se obuke održati u periodumarta 2023. godine. Svi odabrani kandidati će biti kontaktirani putem mejla i telefona. Obuke će biti organizovane i održane u dva glavna centra za stručnu obuku u Đakovici i Peći. Da bi se olakšao proces i ponudio mladima lakši pristup treninzima, CARE će pružiti podršku za prevoz mladih iz ruralnih područja i malih gradova. Sertifikovani će biti samo kandidati koji prate odabranu obuku u punom trajanju.
[1] Izveštaj o pomoći EU Kosovu https://eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/education_for_the_future_en.pdf
[2] Agencija za statistiku Kosova, septembar 2020