The story of Zize Shaljani is an inspiring example of dedication, honest work, and the strength of a family that has built everything step by step. Balancing her daily work in school maintenance, where she has worked for nearly two decades, with her involvement in the family farm, Zize has demonstrated that with determination and perseverance, it is possible to build a more secure future.
After the pandemic, the family decided to invest in a business of their own. First, they purchased their first cow and, through hard work and dedication, gradually expanded their activity. Today, they care for five cows and three calves and are involved in dairy processing, producing cheese, cottage cheese, cream cheese, and other fresh products that they supply to local shops and customers who visit them directly at home.
Their journey has not been easy, however, with the support of the project, they have been able to further develop their activity and make the business more sustainable.
As a beneficiary of the AKWA project, Zize received a milking machine designed for milking two cows. This equipment has significantly eased her daily work by reducing the time needed for milking and allowing her to dedicate more time to the further processing of the milk. According to Zize, she can now milk two cows at the same time, which has reduced the time needed for this task by approximately half compared to milking the two cows one after another. The time saved has given her more opportunity during the day to focus on processing her dairy products and other important aspects of her business.


In addition to the milking machine, Zize is also a beneficiary of the AKWA project’s agribusiness branding grant. Through this support, her product packaging has been improved and given a more professional and appealing appearance. The new packaging has made her products more recognizable and trustworthy in the eyes of consumers.
What does this mean for Zize Shaljani?
- Greater security for the family – The support has helped increase the number of cattle and stabilize production, creating more consistent income for the family.
- A family business that grows every day – Every family member contributes with their work and skills, working together to build a sustainable business.
- More time and easier daily work- The milking machine has significantly reduced the time needed for milking, allowing Zize to milk two cows at the same time and dedicate more time to dairy processing and other business activities.
- A more professional business and stronger product recognition- Zize has improved the packaging of her dairy products, making them look more professional and trustworthy to consumers while supporting easier sales and better recognition of her products.
- A story that inspires – From a modest beginning with just one cow, Zize and her family have built a business that today represents hard work, perseverance, and the belief that success is achieved step by step.
The story of Zize Shaljani demonstrates that when hard work, cooperation, and the right support come together, new opportunities for economic development and a better future for the entire family can be created.
The project “Advancing Kosovo Women’s Agribusiness Inclusion (AKWA)” is funded by the Federal State Vorarlberg and implemented by CARE Austria and CARE Balkans.
Historia e Zize Shaljanit
Historia e Zize Shaljanit është një shembull frymëzues i përkushtimit, punës së ndershme dhe forcës së një familjeje që ka ndërtuar gjithçka hap pas hapi. Duke kombinuar punën e saj të përditshme në mirëmbajtjen e shkollës, ku punon prej gati dy dekadash, me angazhimin në fermën familjare, Zize ka dëshmuar se me vendosmëri dhe këmbëngulje është e mundur të ndërtohet një e ardhme më e sigurt.
Pas pandemisë, familja vendosi të investonte në një biznes të tyrin. Fillimisht, ata blenë lopën e tyre të parë dhe, përmes punës dhe përkushtimit, gradualisht e zgjeruan aktivitetin e tyre. Sot, ata kujdesen për pesë lopë dhe tre viça dhe merren me përpunimin e qumështit, duke prodhuar djathë, gjizë, krem djathi dhe produkte të tjera të freskëta, të cilat i furnizojnë në dyqane lokale, si dhe ua shesin klientëve që i vizitojnë drejtpërdrejt në shtëpi.
Megjithatë, rrugëtimi i tyre nuk ka qenë i lehtë. Me mbështetjen e projektit, ata kanë arritur ta zhvillojnë më tej aktivitetin e tyre dhe ta bëjnë biznesin më të qëndrueshëm.
Si përfituese e projektit AKWA, Zize mori një makinë mjelëse të projektuar për mjeljen e dy lopëve njëkohësisht. Kjo pajisje ia ka lehtësuar ndjeshëm punën e përditshme, duke reduktuar kohën e nevojshme për mjelje dhe duke i mundësuar asaj të kushtojë më shumë kohë për përpunimin e mëtejshëm të qumështit. Sipas Zizes, tani ajo mund të mjelë dy lopë në të njëjtën kohë, gjë që e ka përgjysmuar afërsisht kohën e nevojshme për këtë proces, krahasuar me mjeljen e dy lopëve njëra pas tjetrës. Koha e kursyer i ka dhënë asaj më shumë mundësi gjatë ditës për t’u përqendruar në përpunimin e produkteve të qumështit dhe në aspekte të tjera të rëndësishme të biznesit të saj.


Përveç makinës mjelëse, Zize është gjithashtu përfituese e grantit për brendim të agrobiznesit, në kuadër të projektit AKWA. Përmes kësaj mbështetjeje, ambalazhimi i produkteve të saj është përmirësuar dhe është bërë më profesional dhe tërheqës. Ambalazhimi i ri i ka bërë produktet e saj më të dallueshme dhe ka rritur besueshmërinë e tyre në sytë e konsumatorëve.
Çfarë do të thotë kjo për Zize Shaljanin?
- Siguri më e madhe për familjen – Mbështetja ka ndihmuar në rritjen e numrit të krerëve të bagëtive dhe në stabilizimin e prodhimit, duke krijuar të ardhura më të qëndrueshme për familjen.
- Një biznes familjar që rritet çdo ditë – Çdo anëtar i familjes kontribuon me punën dhe aftësitë e tij, duke punuar së bashku për ndërtimin e një biznesi të qëndrueshëm.
- Më shumë kohë dhe punë më e lehtë e përditshme – Makina mjelëse ka reduktuar ndjeshëm kohën e nevojshme për mjelje, duke i mundësuar Zizes të mjelë dy lopë në të njëjtën kohë dhe t’i kushtojë më shumë kohë përpunimit të qumështit dhe aktiviteteve të tjera të biznesit.
- Një biznes më profesional dhe njohje më e madhe e produkteve – Zize ka përmirësuar ambalazhimin e produkteve të saj të qumështit, duke u dhënë atyre një pamje më profesionale dhe duke rritur besueshmërinë e tyre tek konsumatorët. Kjo ka ndihmuar gjithashtu në shitjen dhe njohjen më të mirë të produkteve të saj.
- Një histori që frymëzon – Nga një fillim modest me vetëm një lopë, Zize dhe familja e saj kanë ndërtuar një biznes që sot përfaqëson punën e palodhur, këmbënguljen dhe besimin se suksesi arrihet hap pas hapi.
Historia e Zize Shaljanit dëshmon se kur puna e palodhur, bashkëpunimi dhe mbështetja e duhur bashkohen, krijohen mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe për një të ardhme më të mirë për të gjithë familjen.
Projekti “Avancimi i Përfshirjes së Grave të Kosovës në Agrobiznes (AKWA)” financohet nga Shteti Federal i Vorarlbergut dhe zbatohet nga CARE Austria dhe CARE Balkans.