The story of Elheme Bunjaku shows dedication, family cooperation, and a deep love for the land. Together with her husband and children, she has built a family farm where every member has their own role, turning daily work into a way of life and a sustainable source of income.
It all began around six years ago, initially with the goal of producing healthy food for the family. Over time, the quality of their products gained the appreciation of consumers, and three years ago, the family began selling them. Today, the farm produces milk, cheese, and eggs, while also raising sheep, lambs, and chickens. In addition, they take care of the farm’s garden and fruit trees, providing natural products for both their family and customers.
As a beneficiary of the AKWA project, Elheme received a motocultivator, which has made an important difference in her daily work. With this equipment, she can prepare her land on time for planting the crops needed to feed her cows. This has reduced the need to purchase animal feed and has given her greater control over what her cows consume. Knowing the quality of the feed she provides also gives Elheme greater confidence in the quality of the milk she produces.



With the support received, Elheme has also taken an important step toward expanding her agricultural activity. She now cultivates vegetables on her own open land, providing her family with fresh and healthy food while also creating an additional source of income. Her vegetable production has gradually attracted customers who are now purchasing fresh produce directly from her home, allowing her to build a growing base of consumers.
Elheme is also a beneficiary of the AKWA project’s agribusiness branding grant. This support has helped her present and sell her products in a more professional way, improving their appearance and making them more recognizable and trustworthy to consumers. Through branding, Elheme is now better positioned to market not only her dairy products, but also the other products she produces on her farm.
Her involvement in the AKWA project has gone beyond receiving equipment and grants. Elheme has participated in the project’s activities from the beginning, taking part in capacity-building training, Women’s Club activities, and awareness-raising sessions focused on women’s rights and their role in agriculture and decision-making. These activities have provided her with additional knowledge, confidence, and opportunities to connect with other women involved in agriculture.
Elheme also participated in the agricultural fair organized by CARE, where she had the opportunity to promote her products directly to consumers. The fair resulted in a new customer for her, and the relationship continued beyond the event. The same customer who discovered Elheme’s products at the fair is now making purchases directly from her home, demonstrating how participation in such events can create real and lasting market opportunities.
Her journey demonstrates how a family farm, when combined with dedication, knowledge, the right tools, and access to markets, can grow into a more sustainable and promising family business.
What does this mean for Elheme Bunjaku?
- More efficient work and less physical strain –The provision of a cultivator has made soil preparation easier, particularly in areas where larger machinery cannot access.
- More opportunities to develop the family business – The products are now sold directly from the farm, while customers contact the family and visit the farm themselves to make purchases, creating a stable market.
- Lower costs and greater control over milk quality- By producing part of the feed for her cows on her own land, Elheme has reduced the need to purchase animal feed. She also has greater control over what her cows consume, giving her confidence in the quality of the milk and dairy products she produces.
- An inspiring story – Elheme demonstrates that when the whole family works together and invests in quality, it is possible to build a business that supports family well-being while providing health products to the community.
The story of Elheme Bunjaku shows that hard work, family cooperation, and the right support can create new opportunities for development. She is an example of how investing in women in agriculture strengthens not only household economies but also passes on to younger generations a love for the land, hard work, and local production.
The project “Advancing Kosovo Women’s Agribusiness Inclusion (AKWA)” is funded by the Federal State Vorarlberg, and implemented by CARE Austria and CARE Balkans.
ALB
Historia e Elheme Bunjakut
Historia e Elheme Bunjakut tregon përkushtimin, bashkëpunimin familjar dhe dashurinë e thellë për tokën. Së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët e saj, ajo ka ndërtuar një fermë familjare ku secili anëtar ka rolin e vet, duke e kthyer punën e përditshme në një mënyrë jetese dhe në një burim të qëndrueshëm të ardhurash.
Gjithçka filloi rreth gjashtë vite më parë, fillimisht me synimin për të prodhuar ushqim të shëndetshëm për familjen. Me kalimin e kohës, cilësia e produkteve të tyre fitoi vlerësimin e konsumatorëve dhe, para tre vitesh, familja filloi t’i shesë ato. Sot, ferma prodhon qumësht, djathë dhe vezë, ndërsa gjithashtu mbarështojnë dele, qengja dhe pula. Përveç kësaj, ata kujdesen për kopshtin dhe pemët frutore të fermës, duke siguruar produkte natyrale si për familjen, ashtu edhe për klientët.
Si përfituese e projektit AKWA, Elheme ka marrë një motokultivator, i cili ka sjellë një ndryshim të rëndësishëm në punën e saj të përditshme. Me këtë pajisje, ajo mund ta përgatisë tokën në kohë për mbjelljen e kulturave të nevojshme për ushqimin e lopëve të saj. Kjo ka reduktuar nevojën për të blerë ushqim për kafshët dhe i ka dhënë asaj kontroll më të madh mbi atë që konsumojnë lopët. Njohja e cilësisë së ushqimit që u ofron kafshëve i jep Elhemes edhe më shumë siguri në cilësinë e qumështit që prodhon.


Me mbështetjen e marrë, Elheme ka ndërmarrë gjithashtu një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të aktivitetit të saj bujqësor. Tani ajo kultivon perime në tokën e saj të hapur, duke i siguruar familjes ushqim të freskët dhe të shëndetshëm, ndërsa njëkohësisht krijon një burim shtesë të ardhurash. Prodhimi i saj i perimeve ka tërhequr gradualisht klientë, të cilët tashmë blejnë produkte të freskëta drejtpërdrejt nga shtëpia e saj, duke i mundësuar të krijojë një bazë gjithnjë e më të qëndrueshme konsumatorësh.
Elheme është gjithashtu përfituese e grantit për brendim të agrobiznesit në kuadër të projektit AKWA. Kjo mbështetje e ka ndihmuar që t’i prezantojë dhe shesë produktet e saj në mënyrë më profesionale, duke përmirësuar pamjen e tyre dhe duke i bërë më të dallueshme dhe më të besueshme për konsumatorët. Përmes brendimit, Elheme tashmë është në një pozitë më të mirë për të promovuar jo vetëm produktet e saj të qumështit, por edhe produktet e tjera që prodhon në fermën e saj.
Përfshirja e saj në projektin AKWA ka shkuar përtej përfitimit nga pajisjet dhe grantet. Elheme ka marrë pjesë në aktivitetet e projektit që nga fillimi, duke ndjekur trajnime për ngritjen e kapaciteteve, aktivitetet e Klubit të Grave dhe sesione ndërgjegjësuese të fokusuara në të drejtat e grave dhe rolin e tyre në bujqësi dhe në vendimmarrje. Këto aktivitete i kanë ofruar asaj njohuri shtesë, më shumë vetëbesim dhe mundësi për t’u lidhur me gra të tjera të angazhuara në bujqësi.
Elheme ka marrë pjesë gjithashtu në panairin bujqësor të organizuar nga CARE, ku pati mundësinë t’i promovojë produktet e saj drejtpërdrejt tek konsumatorët. Panairi i solli asaj një klient të ri dhe marrëdhënia me të vazhdoi edhe pas përfundimit të eventit. I njëjti klient që zbuloi produktet e Elhemes në panair tashmë blen drejtpërdrejt në shtëpinë e saj, duke dëshmuar se pjesëmarrja në aktivitete të tilla mund të krijojë mundësi reale dhe të qëndrueshme për qasje në treg.
Rrugëtimi i saj dëshmon se një fermë familjare, kur kombinohet me përkushtimin, njohuritë, mjetet e duhura dhe qasjen në treg, mund të zhvillohet në një biznes familjar më të qëndrueshëm dhe me perspektivë.
Çfarë do të thotë kjo për Elheme Bunjakun?
- Punë më efikase dhe më pak lodhje fizike – Pajisja motokultivator e ka bërë përgatitjen e tokës më të lehtë, veçanërisht në hapësirat ku makineritë më të mëdha nuk mund të kenë qasje.
- Më shumë mundësi për zhvillimin e biznesit familjar – Produktet tashmë shiten drejtpërdrejt nga ferma, ndërsa klientët kontaktojnë familjen dhe e vizitojnë fermën për të bërë blerjet, duke krijuar një treg më të qëndrueshëm.
- Kosto më të ulëta dhe kontroll më i madh mbi cilësinë e qumështit – Duke prodhuar në tokën e saj një pjesë të ushqimit për lopët, Elheme ka reduktuar nevojën për të blerë ushqim për kafshët. Gjithashtu, ajo ka kontroll më të madh mbi atë që konsumojnë lopët, gjë që i jep siguri në cilësinë e qumështit dhe produkteve të qumështit që prodhon.
- Një histori frymëzuese – Elheme dëshmon se kur e gjithë familja punon së bashku dhe investon në cilësi, është e mundur të ndërtohet një biznes që mbështet mirëqenien e familjes, duke ofruar njëkohësisht produkte të shëndetshme për komunitetin.
Historia e Elheme Bunjakut tregon se puna e palodhur, bashkëpunimi familjar dhe mbështetja e duhur mund të krijojnë mundësi të reja për zhvillim. Ajo është një shembull se si investimi tek gratë në bujqësi forcon jo vetëm ekonominë familjare, por edhe përcjell tek brezat e rinj dashurinë për tokën, punën dhe prodhimin vendor.
Projekti “Avancimi i Përfshirjes së Grave të Kosovës në Agrobiznes (AKWA)” financohet nga Shteti Federal i Vorarlbergut dhe zbatohet nga CARE Austria dhe CARE Balkans