The Story of Aferdita Zeqiri \ Historia e Aferdita Zeqirit

The story of Aferdita Zeqiri is one of cooperation, dedication, and a deep love for agriculture. Together with her husband, she dedicates herself every day to working in the greenhouse, believing that the quality of their products comes from honest work and continuous care.

Before receiving support from the project, Aferdita mainly worked on open land. The beginnings were not always easy, as weather conditions and other challenges sometimes affected her production and not every season was successful. Despite these difficulties, she continued working and learning, determined to improve her agricultural activity.

As a beneficiary of the AKWA project, Aferdita received a greenhouse, which created much better conditions for her production. She started working in the greenhouse immediately and was able to produce fresh vegetables under more protected and controlled conditions. The increased and more reliable production quickly created opportunities to sell her products, and what had initially been an activity focused on supporting her family gradually began developing into a small business with a growing customer base.

For Aferdita, the greenhouse was an important step, but the knowledge she gained through the project was equally valuable. Through the coaching sessions, she learned in greater depth how to cultivate and care for vegetables, how to identify and prevent common problems, and how to improve her production practices. The direct advice and practical guidance helped her avoid mistakes and become more confident in making decisions throughout the cultivation process.

The project’s trainings on sales and marketing also helped Aferdita understand the business side of agriculture. She gained a better understanding of how to attract and retain customers, how to present her products, and how to determine appropriate prices for her vegetables. This knowledge helped her move beyond simply producing vegetables and encouraged her to think more strategically about selling and developing her farm as a business.

For Aferdita and her family, the greenhouse is therefore not simply a workplace, but the result of their daily dedication and a new opportunity to build something of their own. Every day, they work side by side, sharing responsibilities and investing their time and effort in the development of their farm.

What does this mean for Aferdita Zeqiri?

  • A family business built through cooperation – Aferdita and her husband work together every day to develop their farm and ensure high-quality production.
  • Fresh and high-quality vegetables – Every crop is treated with care and dedication, ensuring healthy products for consumers.
  • Greater opportunities for development – The project’s support has strengthened their agricultural activity and created better conditions for increasing production.
  • An inspiring story – Aferdita demonstrates that when hard work, cooperation, and dedication come together, it is possible to build a sustainable business and a more secure future for the family.
  • New knowledge and stronger business skills– Through coaching and trainings on sales and marketing, Aferdita has learned new techniques for cultivating vegetables, attracting customers, presenting her products, and setting appropriate prices, helping her approach agriculture as a growing business.

The story of Aferdita Zeqiri demonstrates that when spouses work side by side and share the same dedication to the land, every challenge becomes easier to overcome. Through cooperation, trust, and continuous hard work, Aferdita have built a greenhouse that provides them not only with fresh and high-quality vegetables, but also with a more stable livelihood for their family. Their journey is an example that success in agriculture is built on partnership, dedication, and a love for the work.

The project “Advancing Kosovo Women’s Agribusiness Inclusion (AKWA)” is funded by the Federal State Vorarlberg, and implemented by CARE Austria and CARE Balkans.

Historia e Aferdita Zeqirit

Historia e Aferdita Zeqirit është një histori bashkëpunimi, përkushtimi dhe dashurie të thellë për bujqësinë. Së bashku me bashkëshortin e saj, ajo i përkushtohet çdo ditë punës në serë, duke besuar se cilësia e produkteve të tyre vjen nga puna e ndershme dhe kujdesi i vazhdueshëm.

Para se të merrte mbështetjen nga projekti, Aferdita punonte kryesisht në tokë të hapur. Fillimet nuk kanë qenë gjithmonë të lehta, pasi kushtet atmosferike dhe sfida të tjera ndonjëherë ndikonin në prodhimin e saj dhe jo çdo sezon ishte i suksesshëm. Pavarësisht këtyre vështirësive, ajo vazhdoi të punojë dhe të mësojë, e vendosur ta përmirësojë aktivitetin e saj bujqësor.

Si përfituese e projektit AKWA, Aferdita përfitoi një serë, e cila krijoi kushte shumë më të mira për prodhimin e saj. Ajo filloi menjëherë punën në serë dhe mundi të prodhonte perime të freskëta në kushte më të mbrojtura dhe më të kontrolluara. Rritja e prodhimit dhe qëndrueshmëria më e madhe e tij krijuan shpejt mundësi për shitjen e produkteve. Ajo që fillimisht ishte një aktivitet i përqendruar në mbështetjen e familjes, gradualisht filloi të zhvillohej në një biznes të vogël me një bazë gjithnjë e më të madhe klientësh.

Për Aferditën, sera ishte një hap i rëndësishëm, por njohuritë që ajo fitoi përmes projektit ishin po aq të vlefshme. Përmes sesioneve të këshillimit profesional, ajo mësoi më në detaje se si të kultivojë dhe kujdeset për perimet, si të identifikojë dhe parandalojë problemet e zakonshme dhe si t’i përmirësojë praktikat e saj të prodhimit. Këshillat e drejtpërdrejta dhe udhëzimet praktike e ndihmuan të shmangte gabimet dhe të fitonte më shumë vetëbesim në marrjen e vendimeve gjatë gjithë procesit të kultivimit.

Trajnimet e projektit për shitje dhe marketing e ndihmuan gjithashtu Aferditën të kuptojë më mirë aspektin e biznesit në bujqësi. Ajo fitoi një kuptim më të mirë se si të tërheqë dhe mbajë klientët, si t’i prezantojë produktet e saj dhe si të përcaktojë çmime të përshtatshme për perimet. Kjo njohuri e ndihmoi të kalonte përtej thjesht prodhimit të perimeve dhe e inkurajoi të mendonte në mënyrë më strategjike për shitjen dhe zhvillimin e fermës së saj si biznes.

Për Aferditën dhe familjen e saj, sera nuk është thjesht një vend pune, por rezultat i përkushtimit të tyre të përditshëm dhe një mundësi e re për të ndërtuar diçka të tyren. Çdo ditë, ata punojnë krah për krah, duke ndarë përgjegjësitë dhe duke investuar kohën dhe energjinë e tyre në zhvillimin e fermës.

Çfarë do të thotë kjo për Aferdita Zeqirin?

  • Një biznes familjar i ndërtuar përmes bashkëpunimit – Aferdita dhe bashkëshorti i saj punojnë së bashku çdo ditë për ta zhvilluar fermën dhe për të siguruar prodhim cilësor.
  • Perime të freskëta dhe cilësore – Çdo kulturë trajtohet me kujdes dhe përkushtim, duke siguruar produkte të shëndetshme për konsumatorët.
  • Mundësi më të mëdha për zhvillim – Mbështetja e projektit ka forcuar aktivitetin e tyre bujqësor dhe ka krijuar kushte më të mira për rritjen e prodhimit.
  • Një histori frymëzuese – Aferdita dëshmon se kur puna e palodhur, bashkëpunimi dhe përkushtimi bashkohen, është e mundur të ndërtohet një biznes i qëndrueshëm dhe një e ardhme më e sigurt për familjen.
  • Njohuri të reja dhe aftësi më të forta në biznes – Përmes këshillimit profesional dhe trajnimeve për shitje dhe marketing, Aferdita ka mësuar teknika të reja për kultivimin e perimeve, tërheqjen e klientëve, prezantimin e produkteve dhe përcaktimin e çmimeve të përshtatshme, duke e ndihmuar ta shohë bujqësinë si një biznes në zhvillim.

Historia e Aferdita Zeqirit dëshmon se kur bashkëshortët punojnë krah për krah dhe ndajnë të njëjtin përkushtim ndaj tokës, çdo sfidë bëhet më e lehtë për t’u përballuar. Përmes bashkëpunimit, besimit dhe punës së vazhdueshme, Aferdita dhe bashkëshorti i saj kanë ndërtuar një aktivitet bujqësor që u siguron jo vetëm perime të freskëta dhe cilësore, por edhe një jetesë më të qëndrueshme për familjen e tyre. Rrugëtimi i tyre është një shembull se suksesi në bujqësi ndërtohet mbi partneritetin, përkushtimin dhe dashurinë për punën.

Projekti “Avancimi i Përfshirjes së Grave të Kosovës në Agrobiznes (AKWA)” financohet nga Shteti Federal i Vorarlbergut dhe zbatohet nga CARE Austria dhe CARE Balkans

You might be interested in