The Story of Selvie Hasani \ Historia e Selvie Hasanit

The story of Selvie Hasani is one of love for livestock farming, dedication, and work done with heart. For her family, caring for animals is not simply a profession, but a way of life built on respect, care, and love for every cow they raise.

Today, the family takes care of nine dairy cows, while also cultivating different types of grains and vegetables on their own farm, which are used to prepare feed for the cows. This allows the family to have greater control over the nutrition of their animals and to provide them with feed produced on their own land.

What distinguishes Selvie’s family is their exceptional attention to cleanliness and animal welfare. The barns are always kept clean, while the cows are treated with great care and dedication. For them, the quality of their products begins with the care given to their animals. Hygiene is a fundamental part of their daily routine, and the farm is maintained to a very high standard.

Selvie’s main responsibilities on the farm are milking the cows and processing the fresh milk into different dairy products. Every day, she processes the milk produced by the family’s cows, preparing cheese, cream cheese, and other dairy products using natural and traditional methods. For her, quality is non-negotiable. Every product is prepared with care, preserving the authentic taste and nutritional value that comes from honest work and daily dedication.

As a beneficiary of the AKWA project, Selvie received a milking machine, which has brought a significant change to her daily work. The machine has made the milking process faster and more efficient, while also reducing the physical effort required from her. With nine dairy cows to milk, this support has been particularly important for Selvie, allowing her to complete the milking process more quickly and dedicate more time to milk processing, animal care, and other farm activities.

The improvement in efficiency has also contributed to the development of Selvie’s business. Since starting to use the milking machine, she has been able to increase her production and serve more customers. While she previously sold her products mainly to customers in the city of Podujeva, she has now expanded her customer base to other cities across Kosovo. This growth has created new market opportunities and strengthened the family’s agricultural activity as a source of income.

Selvie’s development through the AKWA project has not been limited to equipment. She has participated in all activities organized within the project, gaining new knowledge and information that she considers highly valuable for her work. Through coaching and direct guidance from experts, she has learned more about proper cow nutrition and feeding practices to improve milk yield, disease prevention and animal care, as well as the importance of maintaining high hygiene standards throughout the farm and milk-processing process.

The knowledge gained through coaching has complemented the practices Selvie was already applying on her farm. Today, the high level of hygiene visible throughout the farm reflects both her existing dedication and the importance she places on continuously improving her knowledge and practices.

What does this mean for Selvie Hasani?

  • More efficient farm work – The milking machine has made the milking process easier and improved the organization of daily work.
  • Natural and high-quality products – Cheese, cream-cheese, and milk are prepared with dedication, preserving their quality and traditional taste.
  • Love and respect for animals – For Selvie’s family, cleanliness and the well-being of their cows are the foundation of every product that reaches the consumer.
  • A growing customer base and wider market- The improved efficiency and increased production have helped Selvie expand her customer base beyond Podujeva, with her dairy products now
  • An inspiring story – Selvie demonstrates that when work is done with love and dedication, the results can be seen not only in the quality of the products, but also in the trust earned from consumers.

The story of Selvie Hasani demonstrates that livestock farming is much more than a source of income. For her family, it is a way of life built on hard work, responsibility, and love for animals. This dedication is reflected in every product that comes from their farm and is the reason why consumers continue to trust their natural products.

The project “Advancing Kosovo Women’s Agribusiness Inclusion (AKWA)” is funded by the Federal State Vorarlberg and implemented by CARE Austria and CARE Balkans.

Historia e Selvie Hasanit

Historia e Selvie Hasanit është një histori dashurie për blegtorinë, përkushtimit dhe punës së bërë me zemër. Për familjen e saj, kujdesi për kafshët nuk është thjesht një profesion, por një mënyrë jetese e ndërtuar mbi respektin, kujdesin dhe dashurinë për çdo lopë që rrisin.

Sot, familja kujdeset për nëntë lopë qumështore, ndërsa në fermën e tyre kultivon edhe lloje të ndryshme të drithërave dhe perimeve, të cilat përdoren për përgatitjen e ushqimit për lopët. Kjo i mundëson familjes të ketë kontroll më të madh mbi ushqimin e kafshëve dhe t’u sigurojë atyre ushqim të prodhuar në tokën e tyre.

Ajo që e dallon familjen e Selvies është kujdesi i veçantë ndaj pastërtisë dhe mirëqenies së kafshëve. Stallat mbahen gjithmonë të pastra, ndërsa lopët trajtohen me shumë kujdes dhe përkushtim. Për ta, cilësia e produkteve fillon me kujdesin ndaj kafshëve. Higjiena është një pjesë thelbësore e rutinës së tyre të përditshme dhe ferma mirëmbahet në një standard shumë të lartë.

Përgjegjësitë kryesore të Selvisë në fermë janë mjelja e lopëve dhe përpunimi i qumështit të freskët në produkte të ndryshme të qumështit. Çdo ditë, ajo përpunon qumështin e prodhuar nga lopët e familjes, duke përgatitur djathë, krem djathi dhe produkte të tjera të qumështit, duke përdorur metoda natyrale dhe tradicionale. Për të, cilësia nuk është e negociueshme. Çdo produkt përgatitet me kujdes, duke ruajtur shijen autentike dhe vlerat ushqyese që burojnë nga puna e ndershme dhe përkushtimi i përditshëm.

Si përfituese e projektit AKWA, Selvia ka marrë një makinë mjelëse, e cila ka sjellë një ndryshim të rëndësishëm në punën e saj të përditshme. Makina e ka bërë procesin e mjeljes më të shpejtë dhe më efikas, duke reduktuar njëkohësisht edhe lodhjen fizike. Me nëntë lopë qumështore për t’u mjelë, kjo mbështetje ka qenë veçanërisht e rëndësishme për Selvien, duke i mundësuar ta përfundojë procesin e mjeljes më shpejt dhe t’i kushtojë më shumë kohë përpunimit të qumështit, kujdesit për kafshët dhe aktiviteteve të tjera në fermë.

Rritja e efikasitetit ka kontribuar gjithashtu në zhvillimin e biznesit të Selvisë. Që nga fillimi i përdorimit të makinës mjelëse, ajo ka mundur të rrisë prodhimin dhe t’u shërbejë më shumë klientëve. Ndërsa më parë i shiste produktet e saj kryesisht klientëve në qytetin e Podujevës, tani e ka zgjeruar bazën e klientëve edhe në qytete të tjera në Kosovë. Ky zhvillim ka krijuar mundësi të reja në treg dhe ka forcuar aktivitetin bujqësor të familjes si burim të ardhurash.

Zhvillimi i Selvisë përmes projektit AKWA nuk është kufizuar vetëm në pajisjen e përfituar. Ajo ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e organizuara në kuadër të projektit, duke fituar njohuri dhe informacione të reja, të cilat i konsideron shumë të vlefshme për punën e saj. Përmes këshillimit dhe udhëzimeve të drejtpërdrejta nga ekspertët, ajo ka mësuar më shumë rreth ushqyerjes së duhur të lopëve dhe praktikave të të ushqyerit për të përmirësuar prodhimin e qumështit, parandalimit të sëmundjeve dhe kujdesit ndaj kafshëve, si dhe rëndësisë së ruajtjes së standardeve të larta të higjienës në të gjithë fermën dhe gjatë procesit të përpunimit të qumështit.

Njohuritë e fituara përmes këshillimit profesional kanë plotësuar praktikat që Selvia tashmë i zbatonte në fermën e saj. Sot, niveli i lartë i higjienës që vihet re në të gjithë fermën pasqyron si përkushtimin e saj të mëparshëm, ashtu edhe rëndësinë që ajo i kushton përmirësimit të vazhdueshëm të njohurive dhe praktikave të saj.

Çfarë do të thotë kjo për Selvie Hasanin?

  • Punë më efikase në fermë – Makina mjelëse e ka bërë procesin e mjeljes më të lehtë dhe ka përmirësuar organizimin e punës së përditshme.
  • Produkte natyrale dhe cilësore – Djathi, krem djathi dhe qumështi përgatiten me përkushtim, duke ruajtur cilësinë dhe shijen tradicionale.
  • Dashuri dhe respekt për kafshët – Për familjen e Selvisë, pastërtia dhe mirëqenia e lopëve janë baza e çdo produkti që arrin te konsumatori.
  • Bazë më e gjerë klientësh dhe treg më i madh – Efikasiteti i përmirësuar dhe rritja e prodhimit e kanë ndihmuar Selvien ta zgjerojë bazën e klientëve përtej Podujevës, ndërsa produktet e saj të qumështit tashmë shiten edhe në qytete të tjera të Kosovës.
  • Një histori frymëzuese – Selvia dëshmon se kur puna bëhet me dashuri dhe përkushtim, rezultatet shihen jo vetëm në cilësinë e produkteve, por edhe në besimin që fitohet nga konsumatorët.

Historia e Selvie Hasanit dëshmon se blegtoria është shumë më tepër sesa një burim të ardhurash. Për familjen e saj, ajo është një mënyrë jetese e ndërtuar mbi punën e palodhur, përgjegjësinë dhe dashurinë për kafshët. Ky përkushtim reflektohet në çdo produkt që del nga ferma e tyre dhe është arsyeja pse konsumatorët vazhdojnë t’u besojnë produkteve të tyre natyrale.

Projekti “Avancimi i Përfshirjes së Grave të Kosovës në Agrobiznes (AKWA)” financohet nga Shteti Federal i Vorarlbergut dhe zbatohet nga CARE Austria dhe CARE Balkans.

You might be interested in